BotaTop Lajme

“Helikopterët e ushtrisë ukrainase goditën rafinerinë e naftës në Rusi”

Shpërndaje

Guvernatori i qytetit Belgorod në Rusi, Vyacheslav Gladkov njoftoi se helikopterët e ushtrisë ukrainase sulmuan rafinerinë e naftës në qytet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gladkov në deklaratën e tij tha se zjarri ka ndodhur nga shpërthimi në rafinerinë e naftës në qytet.

Ai tha se zjarri ka ndodhur si pasojë e sulmit të helikopterëve të ushtrisë ukrainase, të cilët fluturuan në lartësi të ulët dhe hynë në Rusi. Gladkov thekson se nga shpërthimi në rafineri nuk ka viktima apo të plagosur.

Në deklaratën e Ministrisë së Emergjencave të Rusisë, thuhet se civilët pranë rafinerisë, e cila ndodhet rreth 40 kilometra nga kufiri me Ukrainën, janë evakuuar dhe vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarrit.