Çmime të reja të derivateve të naftës
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur, miratoi vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit
Çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit janë:
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 81,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 83,00 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 82,00 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 78,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 54,154 (denarë/kilogram)