BE prezanton sanksione të reja kundër Rusisë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka paraqitur propozime për sanksione të reja që synojnë ekonominë e Rusisë.
Në një deklaratë, ajo akuzoi Moskën për “një luftë mizore dhe të pamëshirshme” dhe tha se mizoritë e supozuara të saj në Ukrainë “nuk mund dhe nuk do të lihen pa përgjigje”, transmeton rtv21.tv.
Gjashtë masat e saj përfshijnë:
-Ndalimi i importit të qymyrit nga Rusia,
-Një ndalim i plotë i transaksioneve në katër banka kryesore ruse – mes tyre e dyta më e madhe e vendit,
-Një ndalim për anijet ruse për të hyrë në portet e BE-së,
-Ndalime të mëtejshme të eksporteve, duke synuar zonat në të cilat Rusia është e cenueshme, siç janë pajisjet e transportit,
-Ndalime të reja importi për produkte duke përfshirë ushqimet e detit, pijet alkoolike dhe drurin,
-Masa shtesë të synuara që përfshijnë ndalimin e mbështetjes financiare për organet publike ruse.
Masat kërkojnë miratimin e 27 vendeve anëtare të BE-së.
Më parë, ka pasur ndarje brenda BE-së për veprimet që duhet ndërmarrë kundër Rusisë – me vende si Gjermania që varen shumë nga importet e karburanteve ruse.
Moska vazhdon të mohojë çdo përfshirje në krimet e supozuara të luftës në Bucha dhe gjetkë./21Media