Nisi punimet Kongresi i PS në Shqipëri (LIVE)
Ka nisur punën ditën e sotme Kongresi i Partisë Socialiste. Kongresi është hapur në orën 09:30 dhe pritet të vijojë i organizuar në dy pjesë.Në pjesën e parë janë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9:30-11:30. Ndërkohë pjesa e pjesa e dytë nis në 12:00 me hapjen e punimeve me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative.
Kongresi pritet që të vendosë ndërprerjen e mandatit për krerët aktualë të PS në degët e rretheve, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen në javët e para të majit. Në draftin për ndryshimet në statut parashikohet edhe shtimi i sekretariat ekzekutiv të secilës degë, i cili do të jetë përgjegjës për çdo aspekt administrativ të partisë në nivel bashkie.
Sa i përket temave të tjera, do t’i kushtohet rëndësi politikës së jashtme, marrëdhënieve me Evropën, por edhe energjisë.