RajoniTop Lajme

Rama: Gjykatës dhe prokurorë që nuk justifikojnë pasurinë, duhet të shkojnë në burg

Shpërndaje

Gjatë konferencës për mediat, kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se është gati që nesër që të vë në dispozicion të gjithë njohjen e tij në shërbim të drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se të gjithë gjykatësit dhe prokurorët, të cilët nuk justifikojnë pasurinë duhet të shkojnë në burg.

Edi Rama: Ne po bëjmë normën duke kapur arka me peshq, diçka nuk shkon. Që nesër jam gati që t’i vë në gatishmëri të gjithë njohjen time si person i interesuar dhe e dyta, ku janë gjykatësit qe vetting-u i ka nxjerrë jashtë dhe sipas reformës dhe sipas rekomandimeve të BE që shumë shpejt mund të kthehen në kushtëzime për të vazhduar më tej: Duhet të shkojnë në burg këta gjykatës dhe prokurorë që nuk justifikojnë dot pasurinë. Ata që i kanë bërë nënën drejtësisë në Shqipëri dhe që kanë qenë në një marrëdhënie mëkati permanent do të japin llogari. Këta gjykatës dhe këta prokurorë duhet të jenë të kryqëzuar sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi që të godasë nga të katër anët atë që nuk thuhet./tvklan.al