Von Cramon: Aneksi i marrëveshjes, një hap drejt integrimit në BE

Shpërndaje

(E plotësuar) Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon pas dakordimit, të mbrëmshëm në Ohër, për Aneksin e implementimit të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se ky tekst i aneksit është më pak e detajuar se sa pritej, por do të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon.

Eurodeputetja Von Cramon, në një postim në Twitter, ka shkruar se shpreson që të zbatohet shpejt kjo marrëveshje.

“Teksti i aneksit. Më pak e detajuar se sa pritej, por nëse e gjithë kjo do të zbatohet me shpejtësi, patjetër që mund të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Është një hap drejt integrimit në BE për të dy vendet”, shkruan Viola von Cramon.

Kosova dhe Serbia u pajtuan më 18 mars, në Ohër, që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.