Maqedoni

Reagon Nikolla Gruevski: Kam punuar me nder, në interes të shtetit!

Shpërndaje

Pas shpalljes non grata në SHBA, ka reaguar ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski. Ai përmes një postimi në Facebook shprehet se “i vjen keq për këtë vendim që u publikua sot” dhe se “ka punuar me nder dhe në interes të shtetit”.

Më poshtë reagimi i plotë i Gruevskit:

“Më vjen keq për vendimin e Departamentit të Shtetit që u publikua sot a mes tjerash ka të bëj me mua. Arsyet e potencuar për shkak të së cilave jam vendosur në listë, janë informacione të pavërteta të cilat kanë ardhur nga përndjekja shumëvjeçare politike e cila udhëhiqet kundër meje në Maqedoni. Në këtë aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në ShBA, ndjej padrejtësi të madhe sepse punova me nder dhe me shumë përgjegjësi duke luftuar për interesat shtetërore dhe nacionale, dhe gjatë kësaj, aq sa munda, u përpoqa të mos rrezikoj interesat e aleatëve të Maqedonisë. Asnjëherë nuk punova për interes personal dhe materia. Do të vazhdoj të luftoj në drejtim që të dëshmoj të vërtetën”, shkroi mes tjerash Gruevski./