MaqedoniTop Lajme

“Hajde zemër, për këta nga 20 Euro”, shefi në doganë kërkon kafe

Shpërndaje

Gjatë fundjavës u zhvillua një aksion i SPAK, e për pasojë ranë në pranga 32 policë në doganën e Morinës, që lejonin kalimin e qytetarëve dhe mallrave kontrabandë në kufi.

Një biznesmen, që merret me transport udhëtarësh denoncoi në “Stop” presionin që i bëhet duke i kërkuar ryshfet për një shërbim që duhet të ishte falas dhe që i takon në kufi. Ai tha se presioni u bëhet nga doganierët në Maqedoninë e Veriut, por jo vetëm.

“Jam një biznesmen shqiptar që jam me transportin e makinave dhe njerëzve brenda dhe jashtë shtetit. Na grinë policia e Maqedonisë, të doganës. Jo ryshfet, por u japim rroga çdo ditë, nga 500 Euro, 700 euro të gjithë makinat. Te dogana i kërkojnë në atë formë, që këtu është ligj që çdo pasagjer i Shqipërisë që të futet këtu, të paguajë lek. Ka qenë 50 Euro, por tani ka rënë 20 Euro. Ryshfet. Për çdo person. Unë çoj 20-30 pasagjerë. Për çdo pasagjer duhet me u dhënë nga 20 Euro. Ku futemi atje thonë se shefi do me u taku. Për çfarë arsye? Janë shqiptarë të Maqedonisë. Po nuk u fut 1 mijë Euro apo 7 mijë Euro në xhep është e pamundur. Në dalje paguajmë nga 10 Euro. Me vajt sepse me u kthy ka ligj tjetër. Na thonë na fut ndonjë kafe. Edhe detyrohesh me ia fut një kafe. Varet, edhe kalo thotë. Shqiptarë të Maqedonisë. Bëhet fjalë në doganën e Maqedonisë që lidhet me Hanin e Elezit. Edhe ata të Kumanovës marrin”, tha denoncuesi.

“Stop” solli regjistrimin me kamera të fshehtë në doganën e Morinës dhe Doganën e Hanit të Elezit të kufirit Kosovë-Maqedoni.

Në fakt, i infiltruari i “Stop” ishte nisur për në doganën e Hanit të Elezit për të zbuluar korrupsionin atje, por në mënyrë të turpshme dhe të pakuptueshme një polic kufitar i Morinës i kërkon 10 Euro “kafe” ryshfet.

Polici në Morinë: Ku po shkoni?

Qytetari: Në Maqedoni…janë të këqij këta, janë të poshtër.

Polici në Morinë: Kafe keni pi…?

Qytetari: Ëëë?

Polici në Morinë: Ndonjë kafe, a ke pi?

Qytetari: Vallaj, kafe kena pi.

Polici në Morinë: A ke ndonjë send me na thanë?

Qytetari: E do një..?

Polici në Morinë: Po!

Qytetari: Hajde po ta jap një kafe te vogël. (nuk kuptohet)

Polici në Morinë: Hajde kalo…!

Qytetari: Shumë faleminderit!

Edhe në doganën maqedonase në Hanin e Elezit, punonjësit e kufirit kërkonin para pa asnjë vështirësi.

Polici, Hani i Elezit: Fute tek krahu tjetër edhe hajde…!

Qytetari: Po, bre. Si ia kaluat? A jeni mirë?

Shefi, Hani i Elezit: Po po, ec…!

Qytetari: Pasaportat i ka ai shefi andej…

Shefi, Hani i Elezit: Cili shef? S’është shef ai, është polic. Një shef ka këtu dhe unë jam këtu.

Qytetari: Tani siç na e ka lënë ai…,na e ul pak çmimin?

Shefi, Hani i Elezit: Ku? Tek ai i gjati jeni? Sa veta jeni?

Qytetari: Vallaj, me të tregu të vërtetën, 6 jemi. Kam edhe këtë shoferin e ri.

Shefi, Hani i Elezit: Mçele derën! Hyr brënda…!

Qytetari: Po vetëm është problemi këtu, se një ditë njëri prej jush na ka thënë, që kemi marrë nga 30 Euro. Unë i thashë, se besoj, se unë me 20 Euro jam marrë vesh me të…!

Shefi, Hani i Elezit: Ti nuk je sefte këtu. Gjithmonë, që vjen…, ne për arsye, që ti do makinë dhe shkon dhe ti për një kafshatë goje, gjithmonë ne kena pas tolerancë. Ti e din, ka Zot. Ne të kena respektu gjithmonë…

Qytetari: Më keni toleru, por prapë unë ju kam dhënë ryshfet…

Shefi, Hani i Elezit: Tani po të flas për vetveten, se unë e di, se çfarë polici kam dhe prej vetvetes, ne shumë herë të kemi toleruar. D.m.th fjala e këtij është e para dhe e fundit. Siç thotë ky, ashtu do bëhet! Ti më ke kallzu për këta dhe ashtu do bëhet…! Ti më ke kallzu, që ke besim dhe nuk ka problem. Siç thotë ky e rregullon më shpejt dhe ec vëlla, mos na vono…!

Qytetari: Po ma rregullo për gjithmonë me 20 euro, jo 30 euro…?

Polici, Hani i Elezit: Nga 20 euro këtij…?

Shefi, Hani i Elezit: Sa veta janë?

Polici, Hani i Elezit: 8 janë, 2 janë shofera, 6 veta janë të këtij…

Shefi, Hani i Elezit: Edhe si do ta rregullosh..?

Qytetari: A i bin shkurt, në total…, në total sa? 120 euro, po a je duke na falur një…?

Shefi, Hani i Elezit: Jo, jo, nuk është tu të fal një a dy ai, se unë nuk t’i kisha bë kurrë me 20 Euro, po hajde, meqë e ka shkrujt ky…

Polici, Hani i Elezit: Nga 20 Euro i kemi bërë standarde…

Shefi, Hani i Elezit: Hajde sos muhabet ta ka bërë minimalisht, hajde zemër…për këta d.m.th, sa herë, që të vijnë nga 20 euro! Ok! U kry…!/tvklan.al