Kovaçevski helmohet me ushqim, shtrihet në Infektive!

Shpërndaje

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë është pranuar në Klinikën Infektive për shkak të dhimbjeve të stomakut, me siguri nga helmimi me ushqim. Është lëshuar në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“I është ofruar kujdes i plotë shëndetësor, pas së cilës gjendja e tij është përmirësuar menjëherë. Mbrëmë është mbajtur për vëzhgim, ndërsa sot është liruar në gjendje plotësisht të mirë shëndetësore”, thonë nga Qeveria.