Ratkoceri: Maqedonia, peng i ‘Shtetit të Thellë’ të krijuar nga Serbia

Shpërndaje

Në një postim në Facebook, Ratkoceri ka thënë se Maqedonia, që nga viti 1945 është krijuar, ndërtuar dhe frymëzuar mbi antishqiptarizmin dhe antibullgarizmin të krijuar nga qarqet proserbe në vend.

Ai ka marrë hembull deklaratat e fundit të ish-zëvendëskryeministrit për Eurointegrime, Nikolla Dimitrov për bisedimet me Bullgarinë dhe mosbesimin e hapur të tij ndaj Bujar Osmanit si ministër i Jashtëm.

“Ky shtet i thellë që ekskluzivisht është proserb e antishqiptar e antibullgar kryesisht është i etabluar fuqishëm te një pjesë e mediave, e shërbimeve të sigurisë, e gjykatave, universiteteve (sidomos në Fakultetin Juridik në Shkup), Akademinë e Shkencave, OJQ-të, oligarki, në rrënjët dhe pjesën konzervative të LSDM-së, në shumë parti tjera më të vogla…
“Viktima” politike të këtij shteti deri më tani janë tre kryeministra: Lupço Georgievski, Vllado Buçkovski dhe Zoran Zaevi, vetëm sepse kishin një qasje më ndryshe ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj bullgarëve dhe tentonin të krijonin një distancë nga Serbia. Jo rrallë herë ky “shtet i thellë” proserb është ndihmuar edhe nga naivë politik shqiptar.
Si shembull tipik i metodës së veprimit të shtetit të thellë proserb mund ta marrim deklaratat e ish-ministrit Dimitrov që jo rastësisht erdhi pak para vizitës së kryeministrit bullgar dhe paralajmërimet e tij për një qasje më miqësore ndaj Maqedonisë”, ka shkruar ai.

Ratkoceri shkruan se, pjesë e agjendave antishqiptare dhe antibullgare janë edhe një pjesë e mediave, shërbimet e sigurisë, Akademia e Shkencave, universitetet, OJQ-të, si dhe disa figura politike edhe në LSDM.

Më poshtë reagimi i tij i plotë.