Maqedoni

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri: MASH pret përgjigje me shkrim nga SASHK-u

Shpërndaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës pret përgjigje me shkrim nga SASHK-u si mendim lidhur me këto konkluzione të qeverisë, si dhe pret njoftim se në bazë të cilit akt ligjor është ndërprerë mësimi në shkollat fillore dhe të mesme.

Postimi nga Ministri Shaqiri:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës pret përgjigje me shkrim nga SASHK-u si mendim lidhur me këto konkluzione të qeverisë, si dhe pret njoftim se në bazë të cilit akt ligjor është ndërprerë mësimi në shkollat fillore dhe të mesme.

Sot përmes një shkrese njoftuam Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për vendimet e marra në seancën e sotme të qeverisë, pasi paraprakisht ka shqyrtuar informacionin për gjendjen në shkollat fillore dhe të mesme të shkaktuar nga greva e punonjësve në iniciativë e SASHK-ut.

‼️Sipas vendimeve, parashikohet rritja e pagave të kuadrit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme për 10%, përkatësisht në vlerë prej 2500 denarë në muaj, mjete që do të sigurohen nga rebalanci i buxhetit të shtetit.

Gjithashtu, do të formohet një grup pune në të cilin bashkë me mua do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, si dhe ministrat e financave, punës dhe politikës sociale dhe i shoqërisë informatike dhe administratës, që do të nis process të negociatave për marrëveshje kolektive me sindikatën përfaqësuese dhe për metodologji për rritje të vazhdueshme të pagave në sektorin publik.

Siç thuhet në vendimet e qeverisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës obligohet që të ndërmarrë të gjitha hapat për mbajtjen e orëve në arsimin fillor dhe të mesëm në përputhje me të drejtën e garantuar me Kushtetutë për arsim dhe në përputhje me dispozitat e përcaktuara me ligj për mësimdhënie në kushte të grevës.

Do të mbështes gjithmonë mësimdhënësit dhe do të punojmë vazhdimisht për kushte më te mira në arsim, mirëpo tani nuk guxojnë më tutje të humbasin nga mësimi dhe për këtë i bëjmë thirrje kryesisë sindikale, si dhe menaxhmentit dhe punonjësve në të gjitha institucionet arsimore në fushën e arsimit fillor dhe të mesëm që nga nesër të vazhdojnë kryerjen e detyrave të rregullta të punës dhe mësimdhënies për nxënësit.

Gjithashtu, në seancën e sotme të qeverisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës obligohet që të sigurojë pagesën e pagave konform dispozitave ligjore në kushtet e grevës.