Maqedoni

Osmani: Nuk mund të përfshijmë bullgarët në Kushtetutë para fillimit të negociatave

Shpërndaje

Shkupi nuk mund të përmbushë kërkesën kryesore bullgare në mënyrën se si Sofja këmbëngul. Sipas ministrit të Jashtëm Bujar Osmani, bisedimet për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë para fillimit të negociatave me Brukselin janë humbje kohe.

“Këtu do të them, edhe pse nuk është e drejtë… këtë duhet ta them vetëm në tavolinë, dhe jo para mediave. Nuk mund të përfshijmë bullgarët në Kushtetutë para fillimit të negociatave dhe kjo nuk do të ndodhë. Dua të them, ne thjesht po humbim kohë, jo sepse nuk duam, por thjesht sepse nuk mundemi”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Sipas Osmanit, ekziston mundësi e madhe që Shqipëria të nisë vetë negociatat e anëtarësimit në qershor dhe nëse deri atëherë nuk gjendet një zgjidhje për mosmarrëveshjen, ai drejton gishtin nga Sofja, duke thënë se procesi do të dështojë sepse Bullgaria nuk ka vullnet.

I pyetur për hapjen e klubit kulturor me emrin Vanço Mihajllov, njeri që ishte aleat i Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore, ministri i Jashtëm u përgjigj se emri ishte provokim për vendin. Ai vlerësoi se ishte një kurth, kështu që nëse shteti nuk e lejonte apo ndodhte ndonjë incident, një veprim i tillë do të ishte shpjegim që Bullgaria të mos jepte dritën jeshile për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Nga ana tjetër, opozita kërkon Që qeveria të dënojë qartë ngjarjen dhe bën thirrje që Vanço Mihajllovi të mos lidhet me VMRO-DPMNE-në.

“E gjithë vëmendja duhet të përqendrohet në të vërtetën e vetme pse qeveria heshti për promovimin e fashizmit bullgar në mes të Manastirit dhe pse nuk kërkoi ndalimin e shoqatës, e cila lavdëron një njeri me të kaluar të diskutueshme”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë Regjistri Qendror sqaroi se nuk ka regjistër me statusin e figurave historike.

“Nuk ka organ kompetent shtetëror që mund të lëshojë autorizim për përdorimin e emrit të një personi”, thuhet në Regjistri Qendror.

Sipas autoriteteve vendase, ngjarja ka njollosur dialogun Shkup-Sofje./ Alsat.mk