Ekskluzive: Ja vendimi i Gjykatës me të cilin u shkarkua Sulejman Rexhepi (Foto)

Shpërndaje

Gjykata themelore Shkup 2 ka pranuar kërkesën që reis i ri i Bashkësisë Fetare Islame të jetë Skender Buzaku. Gazeta Lajm ka siguruar kopje të vendimit të Gjykatës që duhet të shpallet nesër në Gazetën Zyrtare.

Në vendim thuhet se pranohet kërkesa që Buzaku të emërohet reis i ri i Shoqates se Personave Fizikë Bashkësia Fetare Islame me adresë “Çairska 1000”. Orëve në vijim presim sqarim nëse bëhet fjalë për vendim fuqiplotë dhe për të njëjtën BFI.

Gazeta Lajm më poshtë sjell vendimin që publikohet në Gazetën Zyrtare.