Muki më i fortë se Sula, e shkarkoi nga BFI-ja

Shpërndaje

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri i cili ka pasur një luftë verbale me Mulla Sulën e e BFI-së, sot e zyrtarizoi fuqinë e tij prej deputeti dhe personit publik, shkruan TS.

Deputeti Zekiri është i pari deputet i cili nga kuvendi ka kërkuar që Prokuroria të ndërhyjë në BFI pasi sipas tij kreu i BFI-së po keqpërdor me fondet dhe vizat e Haxhit.

Sot me një vendin të gjykatës Themelore Shkup -2 Mulla Sula është shkarkuar duke pranuar kërkesën që reis i ri i Bashkësisë Fetare Islame të jetë Skender Buzaku. Vendimi i shkarkimit të Mulla Sulës pritet që nesër të shpallet në Gazetën Zyrtare

Në vendim thuhet se pranohet kërkesa që Buzaku të emërohet reis i ri i Shoqates se Personave Fizikë Bashkësia Fetare Islame me adresë “Çairska 1000”. Orëve në vijim presim sqarim nëse bëhet fjalë për vendim fuqiplotë dhe për të njëjtën BFI.