Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture Golf 7 në Ferizaj (Video)
Një person i dyshuar është arrestuar për vjedhjen e një veture të tipit “Golf 7” në Ferizaj.
E.S, dyshohet se me datë 04 prill pas mesnate kishte kryer vjedhjen e veturës në rrugën “Salih Çeku”.
Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton policia përcjell Klankosova.tv.
Për rastin kishte raportuar edhe Klan Kosova.
Bashkangjitur e gjeni kronikën e përgatitur.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj me datën 04.04.2022 rreth orës 00:25, kishte pranuar një informacion nga personi me inicialet G.S (M/K) i moshës 38 vjeçar se në rrugën ‘’Salih Çeku’’ në Ferizaj iu kishte vjedhur automjeti i tij VW Golf VII me targa vendore”.
“Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe hetuesit policor i kanë marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast më pas janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, përkatësisht Njësia e Auto-krimeve”.
“Pas një pune intensive hetimore të hetuesve rajonal, grumbullimit të informacioneve në terren, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin dhe vendin e ndodhjes së tij dhe sot , datë 20.04.2022 rreth orës 13:00 kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.S (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të automjetit me datën 04.04.2022”.
“I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”.