Taravari takon karateistët e rinj që i sollën Gostivarit 12 medalje nga të cilat 5 të arta dhe 7 të bronzta
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postiimi në proflin e tij në FB ka njoftuar se sot ka pritur në takim karateistët e rinj nga Gostivari të cilët në gara në Turneun shtetëror të karatesë për Gostivarin sollën 12 medalje nga të cilat 5 të arta dhe 7 të bronzta.
Postimi nga Taravari:
🥋🤝 Kënaqësi të takoj sot karateistët e klubit “Asiart”-Gostivar, kampionët që shënuan rekord historik në Turneun shtetëror të karatesë dhe i sollën Gostivarit 12 medalje nga të cilat 5 të arta dhe 7 të bronzta.🥇🥉
👉Këta kampionë tani janë pjesë e reprezentacionit të RMV-së dhe do të marrin pjesë në garat ballkanike në Bosnje e Hercegovinë në muajn qershor.
***