Lajçak: Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në rrugë të mbarë

Shpërndaje

I dërguari i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi i sotëm mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq është ‘në rrugë të mbarë’.

Lajçak ka përmendur edhe një agjendë në të cilën parashihet edhe përgatitja e një takim të nivelit të lartë.

“Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në rrugë të mbarë. Ne kemi një agjendë të plotë të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të Dialogut dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”, ka theksuar ai.