Pendarovski ka disa fjalë për grevën në arsim
Profesioni i mësuesit nga vitet ’90 e tutje është mjaft i degraduar, thotë në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, presidenti Stevo Pendarovski, duke folur për grevën e mësimëdhënësve.
Pendarovski nuk e konteston thelbin e kërkesave të SASHK-ut, por shpreh një vërejtje në kohën kur ato ngrihen.
“Kam vetëm një vërejtje të vogël, për sa i përket të gjitha kërkesave të tyre, jo në përmbajtje, por për kohën. E dini, ishte më parë pandemia, ne nuk kemi dalë ende nga kjo, ishte kriza energjetike dhe tani kapaku i gjithçkaje është lufta në Ukrainë, ndërhyrja ruse atje, e cila prek gjithçka, përfshirë inflacionin. Bën presion mbi buxhetet e të gjithëve, edhe të më të mëdhenjve. Mendimi im si qytetar i vendit është që ata duhet të gjejnë një model, me qeverinë dhe të respektojnë treguesit objektivë ekonomikë për momentin, sepse mendoj se kërkesa e tyre për atë rritje përqindjeje nuk do të mund të paktën në këtë periudhë të realizohet deri në fund”, thotë Pendarovski.