MaqedoniTop Lajme

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Maqedoni pasditen e sotme.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 km në juglindje të Dellçevës, me një thellësi prej 2 kilometra.

Përndryshe në mëngjesin e sotëm është regjistruar edhe një tërmet me magnitudë lokale të Rihterit ML 2.8 dhe me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane, 115 kilometra në juglindje të Shkupit.

Këtë e njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Natyror-Matematikor në Shkup, nga ku theksojnë se tërmeti është ndjerë në Dellçevë, Berovë dhe Pehçevë.

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=1122093