Bota

Presidenti i sapo zgjedhur i Francës sulmohet me domate (Video)

Shpërndaje

Vetëm pak ditë pasi Emmanuel Macron u rizgjodh President i Francës, dalja e tij e parë publike nuk ka shkuar si duhet.

Teksa po takonte votuesit në një treg në Cergy, në veriperëndim të Parisit, kur ai u vu në shënjestër të domateve. Menjëherë sapo domatet u hodhën ndaj tij, truprojat u përpoqën ta mbronin në ndërsa ai vetë iu tha:” ‘nuk është serioze’.

Kjo ishte hera e parë që Macron doli në rrugë që nga votimi i së dielës dhe vizita u njoftua vetëm nga Pallati Elysee mëngjesin e sotëm. Ai zgjodhi rajonin ku mori më pak vota se kandidati i krahut të majtë Jean-Luc Mélenchon në raundin e parë.

Macron mundi Le Pen me 58.5 për qind të votave ndërsa Le Pen arriti të merrte vetem 41.5 të votave.