Bota

Hungaria kundër propozimit të BE-së për ndalimin e importit të naftës ruse

Shpërndaje

Hungaria do të vë veto ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për të ndaluar importet e naftës ruse, ka bërë të ditur të mërkurën për BBC-në, sekretari i shtetit për Marrëdhënie dhe Komunikim Ndërkombëtar, Zoltán Kovács.

Kovács ka thënë se propozimi është “i papranueshëm” dhe se “do ta shkatërronte ekonominë e Hungarisë”.

Deklarata e tij e bën propozimin vështirë të realizueshëm, pasi plani për t’u bërë i fuqishëm duhet të aprovohet nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së.

“Propozimi vjen nga Brukseli… që është qendra administrative, burokratike e Bashkimit Evropian – jo nga shtetet anëtare. Ata e dinë saktësisht se ajo që ata propozojnë është kundër interesave hungareze, është kundër mundësisë që është e realizueshme në terren dhe nëse e bëjmë këtë do ta shkatërrojmë plotësisht ekonominë hungareze”, ka thënë ai.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur të mërkurën në Parlamentin Evropian për propozimet për një rund të madh sanksionesh ndaj Rusisë. Von der Leyen ka thënë se propozimet e fundit përfshijnë ndalimin e plotë të importit të naftës ruse.