Maqedoni

Konkurs për storiet më të mira gazetareske – “Raportim gjithëpërfshirës mbi diversitetin dhe sfidat në arsim”

Shpërndaje

Këshilli për Etikë në Media (KEMM), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, shpall konkurs për storiet më të mira gazetareske për përvojat e grupeve të cenueshme dhe të margjinalizuara në shoqëri dhe sfidat me të cilat ata përballen në arsim.

Thirrja për aplikime është e hapur për të gjithë gazetarët profesionistë dhe redaksitë që botuan storiet e tyre gjatë periudhës nga 1 maj 2021 deri më 1 maj 2022. Kriteret për çmimet do të përfshijnë vërtetësinë, analizën, nivelin në të cilën raportimi i shërben interesit më të gjerë publik, si dhe pajtueshmërinë me standardet më të larta etike në gazetari. Raportimet e paraqitura mund të jenë të çdo forme apo zhanri gazetaresk (tekst, artikull, dokumentar, raport, intervistë).

Autorët e storieve më të mira do të marrin çmimet si vijon:

– Vendi i parë – pajisje IT me vlerë 900 EUR
– Vendi i dytë – pajisje IT me vlerë 700 EUR
– Vendi i tretë – pajisje IT me vlerë 600 EUR

Gazetarët individual dhe redaksitë mund të propozojnë deri tre (3) artikuj gazetareske.
Konkursi është i hapur deri më 16 maj 2022.

Çmimet për storiet më të mira lidhur me raportimin mbi grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara dhe sfidat me të cilat ata përballen në arsim, jepen nga KEMM dhe Misioni i OSBE-së në Shkup për të inkurajuar gazetarët të promovojnë konceptin e barazisë dhe integrimit të grupeve të cenueshme dhe të margjinalizuara të qytetarëve përmes raportimit profesional dhe etik të temave me interes publik.

Më tepër detaje lidhur me konkursin:

https://semm.mk/sq-al/novosti-2/calls/1004-konkurs-per-storiet-me-te-mira-gazetareske-raportim-gjitheperfshires-mbi-diversitetin-dhe-sfidat-ne-arsim