RajoniTop Lajme

Presidenti i Këshillit Evropian vizitë zyrtare në Shqipëri

Shpërndaje

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, po realizon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë është pritur me ceremoni nga kryeministri Edi Rama.

Ceremonia zyrtare e pritjes për presidentin e Këshillit Evropian është mbajtur para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, me pjesëmarrjen edhe të zyrtareve të tjerë të lartë.

Pas ceremonisë është mbajtur takimi Rama-Michel dhe më pas takimi mes dy delegacioneve në selinë e Kryeministrisë së Shqipërisë.

Në përfundim të takimeve, kryeministri Rama dhe presidenti i Këshillit Evropian do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Konferenca per shtyp: