Rama në konferencë me presidentin e KiE: Kemi hedhur hapa të njëjtë me ata vende që tashmë i kanë çelur negociatat

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për media së bashku me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, me të ci;in ka zhvilluar një takim kokë më kokë në zyrën e tij, për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh: “Besoj se tregon se procesi është në një nivel tjetër të bashkëjetesës mes uazës politike europiane, si rezultat i një vullneti gjithnjë e më të shprehur nga ana e autoriteteve në Bruksel për të afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt BE. Dëshiroj të theksoj se fronti i përbashkët është më i miri kundër së keqes, duke pasur parasysh konfliktin ushtarak në Ukrainë. Folëm për angazhimet dhe për sfidat në raport me Luftën, folëm patjetër për procesin në vigjilje të Këshillit Europian, dihet që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në axhendë, folëm për ecurinë për Ballkanin e Hapur, për të gjitha sfidat e rajonit dhe për reformat në vendin tonë, duke filluar nga reforma në Drejtësi, e ndoqëm edhe dje operacionin domethënës të policisë së shtetit, për të goditur një rrjet kriminal dhe për ti dhënë ndoshta goditjen më të rëndësishme krimit të organizuar, ashtu sikundër vënien para drejtësisë të personave me lidhje të forta. Kemi hedhur hapa dhe me vende që prej kohësh i kanë çelur negociatata”.