MaqedoniTop Lajme

Kovaçevski – Dragi: Zgjerimi i BE-së është kyç për prosperitet të rajonit dhe të Evropës

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Romë, sot është takuar me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Dragi.

Në takimin me kryeministrin italian, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, është potencuar se Maqedonia e Veriut dhe Italia kultivojnë marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta politike dhe ekonomike të bazuara në dialog intensiv dhe takime të shpeshta në nivelin më të lartë institucional.

Kryeministri Kovaçevski, në takim me homologun e tij italian Mario Dragi e theksoi rolin e Italisë si promotor i zëshëm i zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, që u konfirmua edhe me Rezolutë të Parlamentit italian vitin e kaluar në të cilën veçanërisht u potencua perspektiva evropiane e rajonit dhe me të cilën u bë thirrje për mbajtjen urgjente të konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Kryeministrat Kovaçevski dhe Dragi kanë rënë dakord se zgjerimi i BE-së duhet të shqyrtohet nga aspekti gjeopolitik, si çështje e sigurisë thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë dhe të Evropës.

Është theksuar se BE-ja duhet të njohë momentin dhe të marrë parasysh edhe faktin se Maqedonia e Veriut dënoi luftën në Ukrainë dhe plotësisht e harmonizoi politikën e saj të jashtme të BE-së, si partnerë të vërtetë dhe të besueshëm, duke ndarë të njëjtat vlera të botës së lirë dhe demokratike.

Të dy kryeministrat kanë theksuar se shohin potencial për avancim më të madh të bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve.

Italia, është theksuar në takim, është në mesin e 10 top vendeve më të mira të renditura me të cilat Maqedonia e Veriut ka vëllimin më të madh të tregtisë dypalëshe dhe se me rëndësi të veçantë për avancimin e marrëdhënieve ekonomike është Korridori 8 , me të cilin përmes porteve të Shqipëria do të mundësohet qasje e drejtpërdrejtë deri në tregun italian.

Kryeministri Kovaçevski e ka ftuar kolegun italian homologun, kryeministrin Mario Dragi, ta vizitojë Maqedoninë e Veriut.