Berisha: Sabri Fejzullahut i kujtohet nata e parë kur ka ra shi në Prishtinë, e Liburnit s’i kujtohet sa e ka pagu banesën
Opinjonistja, Kimete Berisha ka reaguar pas dekalaratës së Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut i cili tha se nuk i kujtohet se sa ka paguar për banesën e tij në lagjen luksoze.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Berisha ka ironizurar me këngën e Sabri Fejzullahut, duke thënë “Sabri Fejzullahut i kujtohet ‘nata e parë kur ka rá shi në Prishtinë, e Liburn Aliut nuk i kujtohet sa pare e ka paguar banesën!”.
Ajo tutje tha se qeveria Kurti u pasuruan kaq shumë sa ministri i tij nuk po e din se sa e ka paguar banesën e tij.
Postimi i saj i plotë:
Sabri Fejzullahut i kujtohet ‘nata e parë kur ka rá shi në Prishtinë,
e Liburn Aliut nuk i kujtohet sa pare e ka paguar banesën!
P.S. Shqiptarët deri dje edhe vezët i kanë pasur me t’numërume,
ju e dini kur u naqet thesi i sheqerit, gjithmonë u emëru një përfaqësues i familjes (më i besueshmi) me bë roje okolla thesit, se korrupcioni siç dihet, ka filluar me shmangien e sheqerit në familje…
…qe, qysh erdh dita, qeveria Kurti u pasuruan kaq shumë sa ministri i tij mos me ditë sa pare e ka paguar banesën!
– Sa po ma shet banesën!
– Sa të duash oj kukull!