Kancelari gjerman arriti për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, ka mbërritur për një vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku është pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake para Qeverisë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjendës për vizitën zyrtare të kancelarit Olaf Scholz, menjëherë pas ceremonisë së mirëseardhjes, është paraparë takimi dypalësh me kryeministrin Kovaçevski dhe më pas takim i anëtarëve të dy delegacioneve.
Vizita zyrtare e kancelarit Scholz do të përfundojë me një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Vizita në Maqedoninë e Veriut është pjesë e turit rajonal të kancelarit gjerman dhe vjen pas vizitës së djeshme në Serbi dhe Kosovë.