Gjermania heq kufizimet për Kosovën, nuk nevojitet certifikata e vaksinimit për udhëtim
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se janë hequr kufizimet e COVID-19 për udhëtim në Gjermani.
Të gjitha kufizimet janë hequr përkohësisht që nga 11 qershori.
Ambasada ka njoftuar se nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi për udhëtimet hyrëse me vizë të vlefshme dhe udhëtim të vlefshëm kthyes drejt Gjermanisë.
“Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Kosova drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita). Për udhëtimet hyrëse me vizë të vlefshme/udhëtim të vlefshëm kthyes drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”, është bërë e ditur në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë në Facebook.