Maqedoni

Osmani: Shqipëri ka mundur të shkëputet prej kohësh nga Maqedonia për integrimet, por nuk e ka bërë

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm, Osmani i ftuar në emisionin Click Plus në TV21 sonte, tha se Shqipëra ka mundur të shkëputet prej kohësh nga Maqedonia për fillimin e integrimeve, por nuk e ka kërkuar asnjëherë, përkundrazi ka thënë se ne e kemi filluar bashkë këtët rrugëtim dhe bashkë do e çojmë përpara.

“Ne nuk guxojmë që të kemi vërejtje ndaj politikës parimore të Shqipërisë ndaj nesh. Ata kanë mundur që në fillim të kenë shkëputje, por asnjëherë nuk e kanë kërkuar shkëputjen duke deklaruar haptazi se ne do presim Maqedoninë e Veriut sepse këtë rrugë e kemi nisur bashkë. Rama në samit ishte shumë më i drejtpërdrejt dhe ne i shprehëm mirënjohje pasi e ngriti këtë problem në një nivel shumë më të lartë”- tha Rama.