RajoniTop Lajme

Konjufca lajmërohet nga Haga, tregon kë e takoi sot e kë do ta takojë nesër

Shpërndaje

Shefi i Stafit të kryetarit Konjufca, Ilir Kërçeli, ka thënë se së bashku me kryetarin e Kuvendit, sot kanë takuar Jakup Krasniqin e Pjetër Shalën në Hagë.

Kërçeli ka shkruar se pas drekës do ta takojnë edhe Rexhep Selimin kurse nesër ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, transmeton Gazeta Express.

“Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai.

Kërçeli ka thënë se besojnë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare me në krye UÇK-në.

“Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në. Sikundër jemi të bindur se adresa e krimeve barbare dhe gjenocidit mbi popullin tonë është Serbia agresore, e pandëshkuar deri më tani. Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë historinë e vendit tone”, ka shkruar ai.