Nesër mbahen zgjedhjet brendapartiake në BDI

Shpërndaje

Nesër e diel. Për anëtarët e BDI në 11 degë do të jetë ditë zgjedhjesh. Është një preces inovativ dhe në mbamendjen time ndodh për herë të parë tek subjektet politike në Maqedoninë e Veriut.Me principin Një anëtar-një votë, do të zgjidhen organet drejtuese në degë dhe nëndegë.

Paralajmërimet janë që në çdo nivel në të ardhmen, në BDI do të zbatohet ky model zgjedhor. Është një reformë dhe model zgjedhor që paraqet formën më demokratike të konsolidimit të organeve drejtuese partiake.

Ky model paraqet një nisëm goxha ambicioze për partinë e Ahmetit. Me përqafimin e këtij modeli zgjedhor, BDI tashmë ka shkelur pragun e reformës politike duke dëshmuar që anëtarët e partisë janë të rëndësishëm në vendimarrje dhe drejtimin e subjektit.

Koncepti “Një anëtar, një votë” nuk është i ri. Në fakt, BDI nuk e zbuloi ujin e nxehtë por si parti pati guximin të instalon këtë frymë demokratike. Ai është diskutuar për herë të parë në Partinë Konservatore në vitin 1959, pra para 60 vitesh.

Si duket, partia e Ali Ahmetit e ka kuptuar si domosdoshmëri të kohës reformimin demokratik, pasi parimi “Një anëtar, një votë”, është rruga e vetme drejt demokracisë së mirëfilltë.

Parimi “Një anëtar, një votë”, paraqet një tjetër (r)evolucion të rëndësishë demokratik. Është konstatim tashmë që pa zgjedhje demokratike në parti nuk ka zgjedhje demokratike në një shtet. Mendësia e re e funksionimit politik dhe sistemi “Një anëtar, një votë”, pa dyshim që do të ngelet meritë e partisë së Ahmeti”t. si parti që etabloi e para këtë inperativë të kohës.

Parimi “Një anëtar, një votë’ paraqet demokracinë e drejtpërdrejtë dhe demokracinë me përfaqësim. Anëtarësia dhe vullneti i saj, duhet të jetë prioritet për subjektet politike. Partitë politike dhe demokracia e brendshme e tyre, është më se e nevojshme.

Me këtë zgjedhje brenda partiake nëpërmjet sistemit “Një anëtar, një votë”, BDI po realizon decentralizimi politik. Kjo është mrekullia e demokracisë dhe vota që ringjall demokracinë.

Parimi “Një anëtar, një votë”, paraqet një sfidë ndaj lidershipit të BDI, andaj meriton vëmendje e respekt. Duke zgjedhur këtë model, Ahmeti brakrisi mentalitetine liderit “bajraktar” përballë parimit “Një anëtar, një votë”. Parimi “Një anëtar, një votë”, s’do mend që paraqet një sfidë përballë defiçitit të demokracisë.

BDI po tregon në praktikë se si partitë politike duhet të liberalizojnë proceset e tej centralizuara të vendimmarrjes. Parimi që po instalon BDI, nënkupton që çdo anëtar ka të drejtën e një vote dhe dallon gjerësisht prej parimit tjetër ku individët/ anëtarët i japin apo i delegojnë një personi tjetër, autoritetin që të përfaqesojë mendimet e tyre me votën e tij.

Duket që Ahmeti dhe lidershipi i BDI, parimin “Një anëtar, një votë”, nuk e kanë pranuar si minimizuas të rolit thelbësor të udhëheqësve partiak. Përkundrazi, lidershipi mbetet sërish i kërkuar për të sjellur vizion dhe udhëzime dhe të afirmojnë apo marrin vendime në bazë të konsultimeve të brendshme që sjell me vete sistemi “Një anëtar, një votë”.

Eshtë detyra e udhëheqësve të partive politike të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj demokracisë, duke mbështetur mekanizmin e ri zgjedhor dhe duke e zbatuar atë në praktikë. Kjo do të forconte partitë politike dhe sistemin politik partiak në tërrësi.

Nëse anëtarët llogariten si aseti më i vyer që mund të ketë një parti, atëherë organizatorët e saj duhet të kenë parasysh se si t’i anëtarësojnë, si t’i mbajnë, si t’i motivojnë dhe si t’u japin detyra me më tepër peshë.

Në Maqedoninë e Veriut sistemi “Një anëtar, një votë”, ende nuk pranohet nga pjesa dërmuese e partive politike. Në VMRO-DPMNE krerët e komiteteve nëpër qytete i zgjedh lideri sy në sy në zyrat e partisë. Ky partim vlen edhe në LSDM. Në ASH, emrat e kandidatëve nga konkursi publik shkojnë tek lideri i partisë dhe pas përzgjedhjes së tij, emrat e kandidatëve të ngelura votohet nga kuvendarët e degëve.

Partimi i ri zgjedhor brenda BDI, po zbatohet pjesërisht në 11 degë ku po mbahet zgjedhje të parakohshme brenda partiake. Si i tillë, në të ardhmen parimi “Një anëtar, një votë”, do të duhet të zbatohet për zgjedhjen e udhëheqësit të partisë dhe për përfaqësuesit në strukturat e tjera drejtuese.

Sistemi “Një anëtar, një votë” kërkon ndryshime vepruese dhe operacionale në forcimin e demokracisë së brendshme të partive politike.Është konstatuar që parimi “Një anëtar, një votë” është një destinacion i dukshëm i çdo udhëtimi demokratik. “Një anëtar, një votë” është zhvendosja e pushtetit.

“Një anëtar, një votë” nuk është rivendosje e demokracisë direkte. Ai është mjet për t’u mbrojtur nga një pjesë e mangësive që sjell demokracia me përfaqësim.

Larg idesë për të thurrur lavde për ndonjë subjekt politik, me parimin “Një anëtar, një voto”, BDI po mban ligjërata mbi demokracinë brenda partiake. Partitë e tjera duhet të reflektojnë seriozisht, përse ata nuk e zbatojnë këtë model brenda radhëve të tyre.
Flaka.com.mk