Shala thotë se do ishte mirë që kryeministri të ishte në seancë, përderisa Kurti rrinte mbrapa tij
Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, në fjalën e tij në seancën plenare, tha se do ishte mirë që kryeministri Albin Kurti të ishte i pranishëm në seancën parlamentare, përderisa Kurti ishte ulur në ulësen e tij, por që erdhi pasi deputet kishte filluar fjalën e tij.
“Para se të themi fjalën për marrëveshjen e djeshme energjetike, do të ishte mirë që sot kryeministri Kurti të ishte këtu dhe të na tregonte saktësisht…”.
Fjala e tij më pas u ndërpre nga reagimet e deputetëve, ndërsa kur Shala shikoi mbrapa, i tha Kurti “më vjen mirë që ke ardhë, se nuk e pashë”.
Pas kësaj, Shala tha se do të ishte mirë që Kurti të tregojë se a është kjo marrëveshje e re, apo e vjetër.