BotaTop Lajme

Pas marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në BE, Zelensky: Vendimi është unik dhe historik

Shpërndaje

Ukraina dhe Moldavia janë pranuar si kandidate për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian të enjten, një lëvizje që do të rrisë moralin e vendit pas betejave të shumta me trupat ruse.

Kjo është bërë e ditur pasi udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Bruksel teksa kanë diskutuar rreth kandidaturës së Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se e përgëzon vendimin e Këshillit Evropian për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.