MaqedoniTop Lajme

Kovaçevski: Pozita në të cilën ndodhemi është shumë më e favorshme për ne

Shpërndaje

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në një konferencë për media theksoi se në takimin me koalicionin qeveritar është shpjeguar procesi dhe propozimi francez.

Ai shtoi se është diskutuar me fakte dhe në detaje.

“Pozicioni në të cilin jemi është shumë më i favorshëm për ne. Ne kemi para nesh një propozim që përfshin vërejtjet tona.Do të debatojmë edhe në Kuvend, me opozitën dhe me publikun e gjerë. Propozimi është një bazë solide për ndërtimin e një qëndrimi serioz, të përgjegjshëm dhe shtetqëndrim. Të gjitha pretendimet e rreme në forma të ndryshme janë fundosur, ne mbrojtëm interesin dhe identitetin maqedonas.Në propozimin evropian ka qëndrime për pranim të plotë të gjuhës maqedonase, si dhe që protokolli të mos jetë në kuadër të negociatave”, tha Kovaçevski.