Komuna e Tetovës ka ngritur padi penale ndaj Teuta Arifit
Komuna e Tetovës ka ngritur edhe një padi ndaj ish kryetares së komunës, Teuta Arifi për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit të komunës për mbi 66 milion denarë.
Komuna e Tetovës ka theksuar se padia ngritet nën dyshimet për shkelje të Ligjit për marrëdhënie të punës, të Ligjit për udhëheqje Librash të buxhetit dhe shfrytëzuesve të buxhetit të komunës.
Paraprakisht komuna e Tetovës kishte kërkuar nga gjithë të punësuarit që kanë firmosur kontratë me komunën të përgjigjen me shkrim për punën që kanë kryer në këtë institucion pas çka, pas përfundimit të afatit, dhe kryerjes së revizionit gjatë muajit shkurt të këtij viti, komuna e Tetovës ka ngritur padi ndaj ish kryetares nën dyshimet për keqpërdorime të buxhetit.