Mickoski: Askush në opinion nuk e ka parë se çfarë përmban protokolli
Askush nga opinioni deri tani zyrtarisht nuk e ka parë se çfarë përmban Protokolli. Kështu thotë kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, në intervistë për gazetën serbe “Politika”. Sipas Mickoskit, ky është dokumenti kryesor që dikton bisedimet dhe që do i japë korrnizë ligjore shtesë kërkesave bullgare.
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së
“Atë duhet ta nënshkruajnë Qeveritë në Bullgari dhe në Maqedoni dhe në të duhet të përfshihen praktikisht të gjitha kërkesat e Bullgarisë. Kjo, nënkupton ndryshim të librave shkollor në pjesën e figurave historike dhe ngjarjeve në Maqedoni. Nëse, për ndonjë arsye, Komisioni për Çështjet Historike midis dy vendeve nuk bie dakord brenda kësaj periudhe për të ndryshuar ndonjë tabelë përpara një monumenti ose një faqe të një teksti shkollor, atëherë kjo do të jetë një argument që Bullgaria të vendosë veto të re”.
Opinioni, thotë Mickoski është manipuluar nga Qeveria se propozimi fillestar francez është refuzuar, pasi më pas ai propozim me disa kërkesa të parëndësishme, u pranua.
Sipas Mickoskit, në Bullgari gëzohen që propozimi përmban të gjitha kërkesat e tyre të cilat, siç thotë ai, janë jashtëzakonisht të pafavorshme për Maqedoninë dhe tentojnë të mohojnë identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase.
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së
“Është përfshirë problem bilateral si pjesë e negociatave, ndërsa zgjidhja e mundëshme është vetëm me pranimin e diktatit bullgar. Precedenti i dytë është fillimi i negociatave thelbësore dhe hapja e kapitujve, të cilat do të fillojnë me ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë. Këtu përsëri kemi kërcënim, ultimatum ose diktat. Nëse kësaj i shtohet deklarata e njëanshme e Bullgarisë, me të cilën drejtpërdrejt mohohet veçantia e gjuhës maqedonase dhe vëren se gjuha maqedonase është dialekt bullgar, është e qartë se në çfarë pozicioni ndodhet Maqedonia, e cila nuk ka asnjë garanci nga BE-ja për një perspektivë evropiane”.
Antarsimi në BE nuk është vetëm qëllim formal, por qëllimi është që të ndërtohet shtet prosperitativ dhe ekonomikisht i fuqishëm, i cili i garanton qytetarëve të ardhme më të mirë. Sa i përket iniciativës “Ballkani i Hapur”, Mickoski tha se e përkrah, por nuk guxon të jetë alternativë për BE-në.
Për protestat e tyre të përditshme, Mickoski u shpreh se protestat përkrahen nga intelektualët, ekspert të çështjeve europiane, por edhe nga parti në pushtet./TVSHENJA