Bota

Çmimet e naftës në tregun botëror bien për shkak të masave të COVID-19 në Kinë

Shpërndaje

Çmimet e naftës në tregun botëror kanë rënë sot për shkak të kufizimeve të reja të vendosura për shkak të COVID-19 në Kinë, importuesja më e madhe në botë e naftës së papërpunuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Frika nga një ngadalësim i ekonomisë globale po inkurajon shqetësimet për rënien e kërkesës për energji.

Çmimi referent ndërkombëtar i naftës i llojit Brent ishte 105,38 dollarë për fuçi, pasi çmimi ra për 1,60 për qind, pas mbylljes së seancës së mëparshme kur çmimi ishte 107,1 dollarë për fuçi.

Vlera referente amerikane West Texas Intermediate (WTI) po tregtohej me çmim prej 102,17 dollarë për fuçi pas rënies së çmimit për 1,84 për qind, pas çka në seancën e mëparshme ishte 104,09 dollarë për fuçi.

Duke ushtruar presion në rënie mbi çmimet, pasiguritë ekonomike të shkaktuara nga frika e një recesioni global po rriten.

Në Kinë, shumë qytete po prezantojnë masa të reja kundër COVID-19, gjë që ndikon gjithashtu në çmimet e naftës dhe tregun global.

Një tjetër faktor kyç që ndikon në çmimet e naftës është lufta Rusi-Ukrainë. Sanksionet perëndimore kundër Moskës për luftën në Ukrainë kanë çrregulluar flukset tregtare të naftës së papërpunuar dhe karburantit.