MaqedoniTop Lajme

Partitë politike koordinohen për propozimin francez

Shpërndaje

Edhe pas takimit të koordinatorëve të grupeve parlamentare të partive politike në Kuvend, ende nuk dihet se kur do të thirret seancë në të cilën do të gjendet Informacioni i Qeverisë në lidhje me propozimin francez. Nga VMRO-DPMNE kërkojnë Informacioni i dorëzuar të kthehet dhe të plotësohet me dokumentet, siç theksojnë protokollin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Nëse deputetët nga shumica parlamentare janë të gatshëm për një poshtërim të tillë, ne opozita nuk jemi, prandaj kërkojmë të dorëzohen të gjitha dokumentet sipas procedurave dhe rregullores së Kuvendit. Gjithashtu Kuvendi duhet të jetë i gatshëm që t’i dëgjojë mendimet e qytetarëve dhe ekspertëve, OJQ dhe të gjitha palëve tjera dhe të organizojë debat dhe shqyrtim të propozimit”.

Megjithatë Jovan Mitrevski nga LSDM thekson se nuk ka protokoll të nënshkruar dhe i njëjti as nuk është i përgatitur.

“Që të dorëzohet deri te deputetët sepse zyrtarisht protokoll do të thotë procesverbal nga takimi dhe tash thirremi në disa informacione që janë publikuar në media jashtë vendit në Bullgari, pastaj transmetohen këtu në disa media se kjo është pjesë e protokollit, më tej kemi deklarata që thonë se ministrja e jashtme e Bullgarisë i bën thirrje ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut që ta nënshkruar kornizën. Tash a kemi protokoll apo s’kemi? Ja po ua them protokolli ende nuk është i dakorduar dhe ende nuk është i nënshkruar”.- deklaroi jovan mitrevski, koordinator i GP të LSDM.

Nga kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, informacioni i dorëzuar nga Qeveria nuk do të kthehet mbrapa për dokumente shtesë sepse nuk ka dispozita në Rregullore që ia mundësojnë një gjë të tillë.

-Në lidhje me pikën Informata për përmbajtjen e propozim-kornizës së negocimit dhe diskutimit që u zhvillua në lidhje me këtë pikë, Kryetari theksoi se në pajtim me nenin 185 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari e shpërndan Informacionin te deputetët në formën në të cilën është pranuar dhe nuk ka kompetencë të ndërhyjë në përmbajtjen e tij. Në të njëjtën kohë, nuk ka dispozitë në Rregullore e cila i mundëson Kryetarit ta kthejë Informacionin te propozuesi.”- deklaroi Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

Arbër Ademi nga BDI deklaroi se të gjitha dokumentet të cilat i kërkon opozita janë të qasshme për të gjithë qytetarët dhe funksionarët.

“Në mënyrën më transparente të mundshme çdo qytetarë ka pasur mundësinë dhe ka mundësinë që të njoftohet me përmbajtjen e këtyre dokumenteve. Jo vetëm përfaqësuesit e Qeverisë, jo vetëm ministrat, zv/ministrat, deputet, por çdo qytetarë ka pasur dhe ka mundësinë me përmbajtjen e këtyre dokumenteve, me kornizën negociuese, me deklaratën hyrëse”.- pohoi Arbër Ademi, koordinator i GP të BDI-së.

Në takim ishte edhe Bojan Mariçiq si përfaqësues i Qeverisë i cili siç tha Ademi, i ka siguruar koordinatorët se deri te Qeveria do i përcjellë kërkesat e tyre. Ndërsa Ademi shtoi se nuk ka nevojë për pritje dhe seancë mund të thirret menjëherë. /TV21/