Stop/ Maqedoni, drejtori i shkollës vjedh dokumentat natën, shkeljet e tjera
“Stop” ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut pas denoncimit nga Komuna e Shuto Orizares për drejtorin e shkollës 9-vjeçare “26 Korriku”, Driton Ganiu. Sipas kësaj Komune, Ganiu është emëruar në shkelje pasi është vëllai i kryetarit të Komunës Çair, anëtar i partisë së Ali Ahmetit, që ka pushtetin aktualisht. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri e ka emëruar këtë drejtor në shkelje në një kohë që kompetencat për emërimin i ka komuna. Këtë e pranon Kryetari i komunës Shuto Orizare. Në mandatin e parë, Driton Ganiun e emëroi komuna, por në të dytin e shkarkuan për mungesë të licensës së drejtorit dhe gjuhës angleze.
Kurto Dudush, Kryetar i Komunës Shuto Orizare: Në RMV emërimet dhe shkarkimet për drejtorët e shkollave fillore bëhen nga ana e kryetarit. Në këtë situatë, unë jam në mandatin e dytë si kryetari i komunës së Shuto Orizares. Në mandatin tim të parë, emëruam drejtor të shkollës Driton Ganiun, mirëpo me marrjen e madatit të dytë ispektuam dhe gjetëm disa mangësi apo dhe lëshimet të cilat i kemi bërë pa vetëdije. Vërtetuam që drejtorit të shkollës i ka skaduar dhe licenca për ushtrimin e detyrës së drejtorit. Menjëherë pas shqyrtimit, ngritëm iniciativën për shkarkimin e tij dhe emërimin e një drejtori të ri në këtë shkollë. Direkt pas një muaji, pasi ne kishim emëruar drejtorin e ri në këtë shkollë, u përfshi Ministria e Arsimit në këtë ngjarje dhe për arsye ende të paqarta dhe të pasinqerta që ende nuk i kuptoj se në çfarë faze dhe mbi çfarë ligji u ndërlikua e gjithë situata. Jemi para faktit të emërtimit të një drejtori të ri të kësaj shkolle nga Ministria e Arsimit, personalisht nga vetë Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri. Për këtë fakt, ne i jemi drejturuar Inspektoriatit të Arsimit dhe Gjykatës Administrative dhe së shpejti shpresojmë për një përgjigje pozitive sepse sipas meje, e gjithë kjo situatë është e paligjshme nga ana e Ministrisë së Arsimit, personalisht nga vetë Ministri i Arsimit Shaqiri.
”Stop” ka siguruar një video, ku ish-drejtori Ganiu ka hyrë në shkollë në orën 9 të darkës me disa persona të tjerë dhe ka marrë nga shkolla materiale dhe dokumenta.
Problematika e parë me këtë drejtor të kësaj shkolle është emërimi. Në mënyrë absurde, emërimi i drejtorit nuk është bërë nga kjo komunë ashtu siç është dhe ligji në Maqedoninë e Veriut, por është bërë drejtpërdrejtë me firmën e Ministrit të Arsimit. Sipas pretendimeve, një procedurë në shkelje.
Denoncuesi: Ky drejtor quhet Driton Ganiu. Më pyetët se pse posacërisht ky duhet të jetë drejtues i kësaj shkolle, ne mendojmë se është vëllai i Visar Ganiut, kryetarit të komunës së Qairit. Njëkohësisht, të partisë së BDI-së, të cilët janë në pushtet qëndror. Pra, ministri me presion të vazhdueshëm u mundua dhe emërtojë posacërisht këtë drejtor në komunën e Shuto Orizares sepse në komunën që ai nuk mundet që vallai i tij, Driton Ganiu ta emërojë në shkollat fillore të Qairit sepse ajo quhet familjarizëm.
Gazetari: Je emëruar direkt nga Ministri i Arsimit, kjo është shkresa?
Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Po, kjo është ajo, vendimi.
Gazetari: Vendimi! Direkt nga Ministria e Arsimit je emëruar?
Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Po!
Gazetari: Jo nga komuna?
Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Jo!
Në këtë shkollë ka edhe abuzime të tjera. SipasKomunës, rreth 400 mijë euro figurojnë në dokumenta për ndërtimin e një objekti, por kjo vetëm në letër. Vetë drejtori, Driton Ganiu, nuk ia kishte idenë se çfarë ishin këto dokumenta por pranoi se firma ishte e tij. Skandali vazhdon pasi komuna ka dokumenta që provojnë se shkolla ka paguar kreditë personale të mësuesve me fondet e shkollës, ndërsa mësuesit pastaj ia japin paratë kesh drejtorit.
Gazetari: Ndërtim objekti thotë dhe është diku tek 400 mijë euro dhe nuk është bërë objekt, thonë.
Dr. i shkollës, Driton Ganiu: 400 mijë euro? Nuk e kuptoj vëlla, as nuk e di, ç’ka ka e ç’ka s’ka. Është një objekt ndërtimi, godina 25, bruto 37, nuk kanë asnjë lidhje.
Gazetari: Po këtu te koka çfarë shkruan, se nuk kuptoj maqedonisht?
Dr.i shkollës, Driton Ganiu: Kjo është adresa.
Gazetari: Adresa e shkollës është?
Dr. i shkollës,Driton Ganiu: Po! Këto janë gjëra, që unë as nuk i di, ç’ka është, nuk ka lidhje me shkollën asnjë sen.
Gazetari: Kush ka firmosur?
Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Ky është nënshkrimi jem, po!
Gazetari: Na është thënë, që është paguar nga fondi i shkollës, kreditë personale të mësuesve.
Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Kreditë personale të mësuesve?!
Gazetari: Të disa mësuesve. Është pak absurd se.., se s’ka lidhje, janë bërë ca pagesa, që thotë përmbarues, mësuese.
Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Kjo është, se jam tu e pa këtu, kjo është e përmbaruesit, që i marrin paret. Ku me i pagujt këto?
Gazetari: Po janë kredi, që i kanë marrë personale mësuesit, apo është një kredi, që ka marrë shkolla edhe..?
Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Jo, nuk funksionon shkolla ashtu.
Gazetari: Epo si është paguar kredia, p.sh e një mësuesi, që është kredia personale e tij..?
Dr. i shkollës, Driton Ganiu: E marr vesh. A kupton? Merr një shumë të caktuar, 5 mijë euro..
Gazetari: Do blej shtëpi, do blej një makinë..!
Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Po, ti nëse nuk e paguan…
Gazetari: Shkolla ka dalë si garant, si garanci?
Dr.i shkollës, Driton Ganiu: Jo, shkolla nuk del garant.
Gazetari: Po si e ka paguar shkolla?
Dr. i shkollës, Driton Ganiu: E paguan, nëse ai e bën kontratën, një pjesë e rrogës i shkon direkt kredisë.
Gazetari: Ka bërë marrëveshje, që p.sh merr 500 euro rrogë p.sh ai, 100 euro i kalon kredisë?
Dr. i shkollës,Driton Ganiu: Përshembull ky përmbarues ka 5 apo 6.
Gazetari: Kështu funksionon?
Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Po, kështu!
Gazetari: Është fikse?
Financierja e shkollës, Shkup: Është fikse.
Gazetari: Po kjo e kredive lejohet këtu, që shkolla t’ia paguajë një pjesë të kredive mësuesve?
Financierja e shkollës, Shkup: Po me ligj, e merr përmbaruesi.
Gazetari: Një pjesë të rrogës..
Financierja e shkollës, Shkup: Një pjesë e rrogës e merr me qëllim, që banka sigurohet, se kredimarrësi do t’ia kthejë lekët.
Gazetari: Si tip garancie?
Financierja e shkollës, Shkup: Po, tip garancie.
Dr.i shkollës,Driton Ganiu: Ai nëse e le punën nesër, ose del prej këtu, ne nuk jemi asnjë obligim me të. Ne jemi, derisa është marrëdhënia e punës./tvklan.al