Rama: Falë tuneleve te ish-Shqiponja është lehtësuar trafiku në hyrje dhe dalje të Tiranës
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me pamjet nga Unaza e Madhe e Tiranës. Kreu i qeverisë, teksa ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, njofton ndjekësit se tashmë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit.
Sipas kryeministrit, falë këtyre tuneleve tani është lehtësuar ndjeshëm trafiku në hyrje dhe në dalje të Tiranës.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë video nga Unaza e Madhe e Tiranës, ku tanimë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit, falë të cilave trafiku është lehtësuar ndjeshëm si në hyrje dhe në dalje të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.