RajoniTop Lajme

Fluksi më i madh i pushuesve të Kosovës në Shqipëri është në këto zona

Shpërndaje

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi theksoi se baza e turizmit në Shqipëri është Kosova.

Minxhozi në një intervistë për Kp, theksoi se aktualisht fluksi më i madh i pushuesve kosovarë është në zonën e Shëngjinit dhe Velipojës.

“Baza e turizmit në Shqipëri është Kosova, pastaj vjen Maqedonia, por Kosova është një e ardhur shumë e madhe për ekonominë e Shqipërisë. Dua të them se nga viti në vit ka një rritje, në zonat e Shëngjinit dhe Velipojës 70 për qind e pushuesve janë nga Kosova.

Është një trend në rritje që nga viti 2019 e këndej, natyrisht vizitohet Vlora dhe Saranda, por këtu është fluksi më i madh i vizitorëve”, tha ai.

Ndërkaq, duke folur për fundjavën kur qarkullimi në kufi Kosovë-Shqipëri është i lirë, ai tha se ndikon shumë.

“Ndikon shumë te vizitorët ditorë që shkojnë në mëngjes, duke mos pasur pengesa në kufi, ata zgjedhin për të ngrënë një drekë në ambiente në Shqipëri, pse jo edhe qytetarë të Shqipërisë që janë prezentë në hapësira turistike malore të Kosovës. Është një përfitim i ndërsjellët, një rritje e konsiderueshme, një praktik pozitive që po jep rezultate”, shton ai.