MaqedoniTop Lajme

U nënshkrua Protokolli ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë (Video)

Shpërndaje

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, sot në Sofje nënshkruan protokollin dypalësh pas mbledhjes së komisionit të përbashkët ndërqeveritar. Sipas njoftimeve, protokolli duhet të publikohet pas nënshkrimit të tij.

Përveç ministrit Osmani, në delegacionin e Maqedonisë janë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar pasojnë pasi dje propozimi francez u miratua nga Qeveria pas miratimit të konkluzioneve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.