Grubi: ME ZEMËR DREJT EUROPËS!
Zv. Kryeministër Artan Grupi nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook ka komentuar fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE.
Postimi nga Grubi:
Sot, erdhi dita kur të gjitha përpjekjet për të ruajtur orientimin properëndimor të vendit u kurorëzuan me sukses, kur e gjithë qasja jonë konstruktive për të zgjidhur kontestet me fqinjët po sjell ditë më të mira, horizont pa asnjë pengesë drejt qëllimit final të integrimit.
Ndodhemi në Bruksel në konferencën e parë ndërqeveritare dhe nga sot po fillojmë të shkruajmë bashkë me qytetarët e vendit kapitullin e ri të progresit dhe zhvillimit, atë të fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Sa e sa sfida kishim para vetes, dukej e pamundur të arrinim cakun, sa e sa ideologji të dezorientimit dhe frikës nga forca regresive deshën të na pengonin në qëllimin tonë të sinqertë, por me vendosmëri, me punë, me përkrahjen e madhe të mbarë Europës ia dolëm që sot të ulemi në tavolinën e punës në zemër të Europës për të projektuar ardhmërinë europiane.
Do të kemi shumë punë para vetes, përgjegjësi madhore, por me pjekuri dhe racionalitet ashtu si deri më tani do t’ia dalim të ngadhënjejmë në të gjitha sfidat. ME ZEMËR DREJT EUROPËS!