Rajoni

Nuk do të jap dorëheqjen nga posti i kryeministrit, thotë Abazoviq

Shpërndaje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi gjatë fjalës së tij këtë të mërkurë në Kuvend, se nuk do të japë dorëheqjen.

Ai u shpreh se nuk është i gatshëm të bëjë kompromise në dëm të Malit të Zi, për të siguruar ‘mbijetesën’ e qeverisë së tij, shkruan RTCG.

Sipas Abazoviç, krijimi i një qeverie teknike apo formimi i një qeverie të re, janë opsione tërësisht legjitime.

Mali i Zi është në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe.

Partia e Milo Gjukanoviç ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviç.

Qeveria mund t’i nënshtrohet një mocioni mosbesimi në të ardhmen, pasi disa prej aleatëve të tij kanë deklaruar se nuk e mbështesin më.