Ky është çmimi i derivateve për 24 orët e ardhshme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Sipas kësaj ministrie çmimi i benzinës ka shënuar rënie për një cent në krahasim me ditën e djeshme, ndërsa ai i naftës ka mbetur i njëjtë.
Kurse rritje të çmimit ka çmimi i gasit, për një cent.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.74 € për litër.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.60 € për litër.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.79 € për litër.
Çmimet vlejnë për 24 orë, duke filluar nga ora 10:00.