Gruaja e kancelarit gjerman i hodhi në mbeturina dokumentet sekrete, të njëjtat gjenden nga fqinjët
Gruaja kancelarit gjerman Olaf Scholz, Britta Ernest ka hedhur në koshin e plehrave dokumente të klasifikuara, të cilat u gjetën nga fqinjët e çiftit Scholz.
Ministrja e Arsimit të shtetit federal Brandenburg, Britta Ernst ka hedhur disa drafte dhe letra të bashkëshortit të saj dhe kancelarit gjerman Scholz, njoftoi “Der Spiegel”.
Në mesin e tyre kishte dokumente të klasifikuara ku shkruhej “vetëm për përdorim privat-zyrtar”, të cilat kishin të bënin me karakteristikat e krerëve të vendeve të G7 dhe bashkëshortëve të tyre
Dokumentet që kishte hedhur në koshin e plehrave Ernst u gjetën nga fqinjët e tyre.
Me që këto dokumente Ministria e Jashtme i kishte kategorizuar si konfidenciale “private-vetëm për përdorim zyrtar”, Ernst nuk ka pasur të drejtë t’i hedh të njëjtat pa asgjësim adekuat.
Në Gjermani, ku dokumentet e klasifikuara u nënshtrohen rregullave të rrepta, dokumentet e nënvizuara “për përdorim zyrtar” duhet të asgjësohen ashtu që përmbajtja e tyre të bëhet e padukshme dhe e pakthyeshme.
Krerët e vendeve të G7, të përbërë nga SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Italia dhe Japonia, u mblodhën më 26-28 qershor në margjinat e samitit të G7, që u mbajt në pallatin Elmau në Gjermani.