Osmani e Kurti nisen drejt SHBA-së për nënshkrim të marrëveshjes 200-milionë dollarëshe

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani dhe Kurti së bashku janë nisur drejt Amerikës, saktësisht në Washington D.C. për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftimin për media.

Kryeministri Albin Kurti riniset për vizitë në ShBA rreth dy muaj pas një qëndrimi dy-javor të tij atje.

Në muajin maj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti zhvilloi takime me kongresistë, senator dhe shqiptarët që jetojnë në Amerikë.

Ai, po ashtu takoi edhe Jake O’Sullivan, këshilltarin për Siguri Nacionale të presidentit Joe Biden.