Big Mama ‘mbulohet’ me euro në Gostivar (Foto)
Këngëtarja Big Mama po vazhdon verën e ngjeshur me plot ahengje.
Në dasma, kanagjeqe, momente tjera të shënuara familjare, Bigut po i besohen ditë të rëndësishme nga qindra familje shqiptare çdo vit.
E kjo mes tjerash po është goxha fitimprurëse për këngëtaren.
Përpos pagesave standarde, keq nuk po mbet as sa i përket bakshisheve.
E rrethuar me para në katër anët e kokës, Bigu është shfaqur full bankënota në ndejën e saj të fundit mbrëmë.
Dhe gjejeni pak ku? Në viset shqiptare të Maqedonisë të cilat shquhen për bakshish.
Disa 100-she, 50she, 20she vërehen në fotografinë e ndarë nga vet Bigi. /prive.al