Tragjedia te spitali modular në Tetovë, Prokuroria aktakuzë për 3 personave fizik dhe 1 juridik
Prokuroria Themelore ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave fizik dhe një personi juridik për zjarrin që ka ndodhur në spitalin modular në Tetovë, tragjedi ku humbën jetën 14 persona.
Informacionet për Kanal5 i konfirmuan nga prokuroria, ndërsa propozimi i prokurorëve është dorëzuar deri te gjykata përkatëse, por zyrtarisht nuk konfirmojnë emrat.
Raportohet që bëhet fjalë për ish-drejtorin e spitalit, drejtori i shëndetësisë dhe udhëheqësi i qendrës për kovid.
Dy të parët akuzohen në bazë të nenit 292, në lidhje me nenin 288 nga Kodi Penal për vepër që dëmton sigurinë e përgjithshme, ndërsa i akuzuari i tretë për veprën penale – mosveprim në bazë të rekomandimeve mjekësore në kohën e epidemisë.
Personi juridik akuzohet për rrezikim të sigurisë së përgjithshme dhe mosveprim në përputhje me rekomandimet në kohën e epidemisë.
Raporti i krim-teknikës kishte vlerësuar që zjarri është shkaktuar nga një lidhje e shkurtë e qarkut elektrik ku ishte i lidhur defibrilatori.
Zjarri i tmerrshëm që e bëri hi spitalin modular në Tetovë, mori me vete 14 jetë të pacientëve të trajtuar nga Covid-19, por edhe të anëtarëve të familjeve që ndodheshin brenda. 14 persona u shpëtuan përpara se objekti të digjej plotësisht.