RajoniTop Lajme

Betohet si ushtar i FSK-së edhe djali i komandatit të UÇK-së

Shpërndaje

Gjatë ditës së sotme në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, me ceremoni të veçantë janë betuar dhe certifikuar 251 ushtarët të rinj të FSK-së.

Njëri prej këtyre ushtarëve ishte edhe djali i ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhafer Kadiri, shkruan lajmi.net.

Fotografia e Kadirit me lot në sy, derisa një nënë puthte fotografinë e djalit të saj të vrarë, është ndër pamjet më emblematike të luftës në Kosovë.

Kadiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot është një ditë historike për të dhe familjen e tij, duke njoftuar se djali i tij Kushtrimi ka dhënë sot betimin për ushtar të FSK-së.

Postimi i plotë:

Sot eshte nje dite historike per mua dhe familjen time. Djali im i vogel, KUSHTRIMI e dha betimin per ushtar te Forces se Sigurise se Kosoves. Ndjenjat e krenarise te perziera me lot. Ne dhame betimin ne lufte, e sot gjeneratat e reja po e japin betimin ne paqe. Megjithate, qellimi i tij mbetet i njejte. Jeto e vdis si ushtar, per Shqiperine Etnike, per KOSOVEN!

Ishte nder e kenaqesi te takoja bashkeluftetaret te cilet sot mbajne me krenari uniformen e Ushtrise me te re ne bote. I falenderoj veq e veq secilin per respektin e treguar ndaj meje dhe familjes sime!

E ty, TRIMI i babes te them: vazhdoje traditen familjare. Ti ke shpirt luftarak, je i guximshem, punetor dhe je i ri me plot vullnet. Une jam i bindur ne besnikerine tende ndaj ketij betimi, sepse e kam pare perpjekjen tende per te realizuar kete enderr te kahmotshme.

Urime, Kosove! Urime, Shqiptari! Lavdi deshmoreve te Kombit Shqipetar! Me respekt, Komandant Xhafa.